Belgjika kap rastin e parë të variantit afrikan të Covid-19

Belgjika ka konfirmuar më 26 nëntor rastin e parë me variantin afrikan të koronavirusit. Varianti i ri, B1.1.529 ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufijtë pasi që rastet e para u paraqitën në Afrikën e Jugut.

Referuar të dhënave të fundit, më shumë se 25 mijë raste të reja në ditë po raportohen në Belgjikë, më shumë se në çfarëdo kohe tjetër që nga shpërthimi i pandemisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar të suspendohen të gjitha udhëtimet për dhe nga shtetet ku është identifikuar varianti i ri i Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varianti më i ri u identifikua fillimisht në Afrikë të Jugut dhe besohet se ka mutacione të shumta që do të mund të mposhtnin sistemin imunitar të njerëzve shumë më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?