Belgjika në aksion antiterror, arreston dy vëllezër

Dy vëllezër të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste janë vënë në pranga gjatë një operacioni antiterrori në Belgjikë.

Të arrestuarit e identifikuar si Nourredine H., 33 vjeç dhe vellai i tij Hamza, u ndaluan pas kontrolleve nëpër shtëpitë në rajonet periferike të Mons, në qytetin e Liezhit. Gjatë bastisjeve nuk u gjetën as armë e as ekzplozive.

Belgjika vazhdon të mbetet në gjendje alarmi që prej sulmeve të muajit mars në Aeroportin e Zavantemit e stacionin e metrosë së Malbekut, që morën 32 jetë njerëzish. Që të dy shpërthimet u morën përsipër nga Shteti Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me arrestimet e fundit, zyra e Kryeprokurorit sqaroi se nga hetimet e kryera, rezulton të ketë patur plane për sulme të tjera brenda kufijve të vendit, por nuk është gjetur asnjë lidhje mes dy vëllezërve dhe ngjarjeve të Brukselit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një gjykatës do të vendosë tani nëse ata do të mbahen në paraburgim apo do të lihen të lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?