Bënte kërcënime për pazaret e trafikut të drogës, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundi nga policia italiane, i cili akuzohet se ka kryer kërcënime të ndryshme ndaj personave të ndryshëm për pazare droge.

Sipas mediave italiane mësohet se 36-vjeçari shqiptar me profesion shofer, u arrestua në Besozzo, një qytet në krahinën e Varese në Itali pasi u kap në flagrancë.

Gjatë shërbimit të policisë, shqiptari u kap pasi kërcënoi verbalisht një vajzë me synim përftimin e një sasie parash prej 1200 eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e kryera nga policia italiane, rezultonte se shqiptari kishte kryer shantazhe të tilla edhe në raste të tjera me po të njëjtën vajzë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?