Benzi 670 mijë euro i ministres shkakton polemika
Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua është kritikuar pasi bëri një turne në Anadoll me një Mercedes-Benz S63-E, që thuhet se vlen 32 milionë lira turke (670,000 euro).
Göktaş la në garazh makinën e saj elektrike Togg të prodhuar në vend me vlerë 2.63 milionë lira (55,000 euro), e cila është automjeti i saj zyrtar dhe preferoi të lëvizte me S-Class, që ka edhe sedilje masazhi.
Në mediat sociale, përdoruesit komentuan me sarkazëm duke shkruar: “Mos e lini Simsek ta shohë këtë”. Çështja po merr vrull, pasi me një rregull të kohëve të fundit nga Ministria e Financave u kërkohet të gjitha organeve publike t’i përmbahen masave të rrepta shtrënguese, duke kufizuar shpenzimet e tyre në çdo nivel – nga udhëtimet deri te përdorimi i pronës shtetërore.
KOHA JONË SONDAZH

