Beograd: Një pjesë e meshës së Krishtlindjeve ortodokse iu kushtua Kosovës

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, sot e ka mbajtur liturgjinë e Krishtlindjeve në një kishë në Beograd.

Në këtë liturgji kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin, Tomisllav Nikolliq.

Irinej ka kërkuar nga besimtarët që t’i luten Zotit për t’i shuar armiqësitë ndërmjet njerëzve, raporton agjencia Beta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e liturgjisë i është kushtuar edhe lutjeve për Kosovën, të cilën Irinej e ka quajtur “djep shpirtëror dhe kombëtar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë. Kosova është shpirti i Serbit”, tha Irinej.

Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar sot se për të parën herë prej vitit 1999, është mbajtur liturgjia e Krishtlindjeve në tempullin e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, me pjesëmarrjen e peshkopit Teodosije, të priftërinjëve dhe afro 20 besimtarëve ortodoksë./Rel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?