Bëri thirrje për grusht shteti, në pranga deputeti grek
Konstandinos Barbarusis u arrestua tre ditë pasi prokuroria greke urdhëroi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.
Deputeti grek i Agimit të Artë, ka bërë thirrje në Parlament të premten për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë Presidentin e Republikës së Greqisë dhe kryeministrin grek.
Thirrja e tij është bërë gjatë një fjalimi me klithma urrejtjeje në Kuvend në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me marrëveshjen që ajo ka arritur me Shkupin për emrin e Maqedonisë.
KOHA JONË SONDAZH

