Berlusconi me Covid-19, mjeku i besuar: Po të infektohej në mars ose prill, do vdiste
Nëse Koronavirusi do e godiste Silvio Berlusconin në mars ose prill, do e kishte vrarë.
Profesor Zangrillo, shefi I Terapisë Intensive në spitalin San Raffaele, ku gjendet i shtruar edhe Berlusconi, ndër të tjera u shpreh: “Po të ishte në mars ose prill, me këtë ngarkesë virale që ka, nuk do të kishte këtë rezultat që ka tani”.
“A do ta kishte vrarë?”, ishte pyetja për mjekun.
“Absolutisht po. Dhe këtë e di edhe ai”, u shpreh profesori.
Silvio Berlusconi, 83 vjeç, përveçse një prej më të pasurve në Itali dhe ish presidenti legjendar i Milanit, është edhe një prej politikanëve më të njohur në dekadat e fundit. Ai u prek së fundmi nga Covid-19 çka e detyroi edhe të hospitalizohej.