Berlusconi nuk heq dorë, ngacmon vajzën e koordinatorit të partisë së tij (VIDEO)

Silvio Berlusconi nuk ndryshon kurrë. Në Valle d’Aosta ku dje është votuar për administratën, në fund të një takimi koordinatori rajonal i “Forza Italia”, Massimo Lattanzi i ka ofruar dy dhurata liderit të partisë, një pikturë dhe një kalë tipik qeramike.

Ka qenë një vajzë e re që i ka dorëzuar dy dhuratat Berlusconit. Gjithçka ishte normale deri në momentin që ai ka folur

Duke parë vajzën dhe dhuratat, Silvio u shpreh: “Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” (i referohet vajzës). Ka qenë një moment sikleti dhe vajza ka buzëqeshur e sforcuar, për t’u larguar më pas.

Por siç duket lideri i “Forza Italia” nuk e ka ditur kush është kjo vajzë.

Ka qenë koordinatori i partisë që ishte në skenë me të, që i ka thënë: “Ajo është vajza ime”. Vajza është zënë ngushtë por babai i saj e ka kaluar me shaka: “Keni gusto të mirë”.

YouTube player

SHKARKO APP