Berlusconi “thyen” heshtjen: Këtë qeveri nuk e votëbesojmë

Ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur gjatë dy javëve të fundit.

Por pas formimit të qeverisë së re, ish-kryeministri Silvio Berlusconi, bën publik qëndrimin e tij.

Lideri i Forza Italias konfirmon se do të jetë opozita e qeverisë, për shkak të frymës, sloganeve populiste dhe strategjive të saj, sidomos ato që vijnë nga Lëvizja 5 Yjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne i mbetemi besnik popullit të qendrës së djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të jemi rigorozë në kundërpërgjigjen ndaj çdo gjëje që nuk e shohim pozitive për Italinë dhe italianët”, thotë Berlusconi.

Në këtë mënyrë, kavalieri konfirmon se partia e tij nuk do ta votëbesojë qeverinë e re, ndërsa i sheh në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e Lëvizjes 5 Yjet si të papërvojë.

Partia e Berlusconit ka qenë aleate me Lega-n e Mateo Salvinit gjatë fushatës, por për shkak të pamundësisë për të siguruar maxhorancën, Lega nisi negociatat për marrëveshje me Lëvizjen 5 Yjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?