Berluskoni dënohet me 3 vjet burg

Ish-­kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shpallur fajtor për dhënie rryshfeti tek një senator në vitin 2006, në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e atëhershme të qendrës së majtë.

Një gjykatë në Napoli e dënoi atë me 3 vjet burg dhe i ndaloi mbajtjen e një posti publik për të paktën 5 vjet.

Nga ana e tij, 4 herë kryeministri i mohoi akuzat. Atij nuk do t’i duhet të shlyejë dënimin për shkak të statutit të kufizimeve që hyn në fuqi më vonë gjatë vitit, para se ai të mund të bëjë ndonjë apel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miliarderi akuzohej se i kishte dhënë 3 milionë euro në vitin 2006 senatorit Sergio De Gregorio, atëherë anëtar i komisionit anti­korrupsion të partisë Italia e Vlerave, që të kalonte tek partia e liderit të së djathtës, Populli i Lirisë, dhe për rrjedhojë të minonte pushtetin e qeverisë Prodi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqi u mbajt në Napoli, pasi pikërisht në këtë qytet De Gregorio ishte zgjedhur si deputet e më pas ishte bërë senator.

Ish­-kryeministri i Italisë ndërkohë po apelon një tjetër vendim gjykate që e dënon atë me burg, për marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene, abuzim me anë të detyrës dhe për dhënie informacionesh mbi përgjimet e policisë.

Vitin e kaluar, ai u shpall gjithashtu fajtor për evazion fiskal, që ishte dënimi i tij i parë përfundimtar, të cilin e shleu me punë në komunitet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?