Berluskoni: Itali po shkakton shumë shqetësim në të gjithë Europën
Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, është shprehur i shqetësuar lidhur me zhvillimet politike në Itali.
Ndërsa euroskeptikët Lega dhe Lëvizja 5 Yjet arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje, Berluskoni ka folur pas daljes nga Samiti i Sofies.
“Shqetësim është fjala që përshkruan situatën.
Ajo që po ndodh në Itali shkakton shumë shqetësim në të gjithë Europën.
Unë jam shumë i shqetësuar për atë që ndodh në tregje dhe që mund të ndodhë edhe në kompanitë dhe familjet italiane”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

