Berluskoni shpëton nga rasti “Ruby”

Gjykata e Kasacionit në Itali, ka konfirmuar dje pafajësinë për ish – kryeministrin Silvio Berluskoni, i cili akuzohej për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë.

Edhe pse në shkallën e parë Berluskoni ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Milanos, gjykata e shkallës së dytë e shpalli të pafajshëm.

Seanca e djeshme gjyqësore zgjati më shumë se 9 orë, ku u hodhën poshtë ankesat e prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, Pietro De Petris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2013, një gjykatë gjeti se ai kishte paguar për të bërë seks me një kërcimtare klubesh nate 17- vjeçare, Karima El- Mahroug, apo e njohur si “Ruby”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai, prej atij viti e deri tani ka vuajtur një dënim me punë në shërbim të komunitetit, pasi ishte dënuar për mashtrim me taksat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?