Bërnabic: Askush në NATO s’është i lumtur që Zeman na kërkoi falje për bombardimet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic tha mbrëmë se kërkimi e faljes së presidentit të Çekisë, Millosh Zeman për bombardimet e NATO-s më 1999 është “akt historik” dhe një “gjest i madh”.

Bërnabic theksoi në TV Pink se ishte e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që Zeman kërkoi falje për bombardimin e Serbisë.

Duke komentuar faktin se kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish tha se ajo deklaratë ishte pozicionim personal i Zemanit, ajo tha se Zeman “është një politikan i madh dhe serioz”.

“Nuk erdhi nga dikush atje që u bë aksidentalisht president”, theksoi Bërnabic, duke shtuar se kjo kërkimfalje do të thotë shumë për të personalisht.

Kryeministrja serbe tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjithashtu ishte i befasuar kur Zeman kërkoi falje. “Kjo është një kënaqësi morale për të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha ajo.

“Unë mendoj se Vuçiç, gjatë gjithë këtyre viteve, ka ndërtuar një imazh të ndryshëm të Serbisë dhe lidhje të ndryshme politike me vendet e tjera, ashtu që kemi arritur në pikën ku një politikan i tillë të kërkojë falje”, tha Bërnabiç.

SHKARKO APP