Betimi në fshehtësi i Lukashenkos nxjerr në rrugë qytetarët, rikthehen protestat në Minsk
Betimi i fshehtë i Aleksandër Lukashenkos si President i Bjellorusisë provokoi një reagim të fortë në vend.
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Minskut për të protestuar dhe shumë marshuan mes flamujve të opozitës.
Dëshmitarët okularë, të cituar nga Reuters, thanë se policia përdori ujë me presion për të shpërndarë tubimin. Nga ana e saj, agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se policia kishte filluar arrestimin e protestuesve.
Lukashenjo u betua sot duke marrë mandatin e gjashtë papritur dhe pa njoftuar. Kjo ngjarje është kritikuar në masë nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa nxori në rrugë mijëra qytetarë.