Betimi sekret i Lukashenkos si president, Policia shtyp me dhunë protestat
Inaugurimi sekret i Aleksandër Lukashenkos si President i Bjellorurisë është pritur me kritika nga opozita, e cila ka refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit. Policia përdori dhunë dhe ujë më presion kundër protestuesve të mbledhur në sot pasdite në kryeqytetin Minsk.
Lukashenko u betua për një mandat të gjashtë, paçka thirrjeve të pashembullta për javë të tëra që ai të japë dorëheqjen. Që nga ajo kohë në protestat kundër Lukashenkas janë arrestuar shumë persona dhe janë përdorur shumë metoda të frikësimit, në shtetin me më shumë se 9 milionë banorë.
Në Perëndim një numër në rritje i shteteve kanë thënë se nuk e njohin presidencën e Lukashenkos. Gjatë pasdites së sotme, rreth 5,000 persona janë mbledhur në qendër të Minskut. Organizata bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna, që ka dokumentuar ndalimin e mijëra protestuesve prej procesit zgjedhor, ka raportuar edhe ndalimet e së mërkurës.