Bibliotekat turke katalogojnë mbi 75,6 milionë libra

Bibliotekat në të gjithë Turqinë kataloguan 75,6 milionë libra deri në fund të vitit 2020, nga 72 milionë një vit më parë, bëri të ditur Enti statistikor i këtij vendi. TurkStat tha se janë 33,978 biblioteka në vend, përfshirë Bibliotekën Kombëtare, 606 biblioteka universitare, 1.213 biblioteka publike dhe 32.158 biblioteka arsimore formale dhe joformale.

Numri i anëtarëve të regjistruar është 125,935 në Bibliotekën Kombëtare, 4,44 milionë në bibliotekat publike dhe 3,56 milionë në bibliotekat e arsimit. Biblioteka Kombëtare ka 1,47 milionë libra me 5,1% më shumë se një vit më parë, me 188.902 materiale të ndryshme.

Numri i bibliotekave publike është rritur me 2,6% gjatë periudhës së njëjtës ndërsa numri i librave në ato u rrit me 1,8% për të arritur në 21,12 milionë. “Ka biblioteka në 197 universitete, 125 prej të cilave janë universitete shtetërore dhe 72 janë universitete themelore”, tha TurkStat.

Derisa numri i bibliotekave universitare ra në vitin 2020, numri i librave në këto biblioteka u rrit me 3,4% në 18,55 milionë.

“Numri i librave elektronikë u ul me 1 për qind në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, për të arritur 97,34 milionë në vitin 2020”, shtoi ai.

SHKARKO APP