Biden dhe Trump reagojnë për vaksinën e parë kundër COVID-19

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump dhe ai i zgjedhur, Joe Biden kanë reaguar pas lajmitë të kompanisë Pfizer se kanë arritur të prodhojnë vaksinën e parë kundër COVID-19 e cila sipas tyre ofron 90% mbrojtje ndaj koronavirusit.

Joe Biden ka raguar përmes një deklarate publike ku bën me dije se lajmin e mirë për vaksinën e ka marrë një natë më parë. Ai shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë punuar në prodhimin e saj. Megjithatë, presidenti i zgjedhur i SHBA, thekson se ky lajm nuk do të thotë se lufta ndaj COVID-19 ka mbaruar.

“Edhe nëse disa amerikanë vaksinohen më vonë gjatë vitit, do të duhen shumë muaj përpara se të kemi vaksinim në masë”, thuhet në deklaratën e Biden.

Ai nënvizon se lajmi i sotëm nuk e zëvendëson realitetin, ku pothuajse 1 mij njerëz në ditë në SHBA po humbin jetën si pasojë e COVID-19. Kështu që Biden për thirrje për mbajtjen e maskave, distancim dhe marrjen e masave higjenike.

Nga ana tjetër, presidenti ende në detyrë, Donald Trump ka reaguar me një postim në Twitter. Ai thekson faktin që tregjet e aksioneve janë në rritje dhe se vaksina do të vijë së shpejti.

“Tregjet e aksioneve po rriten shumë, vaksina vjen së shpejti. Raportohet 90% efektive. Lajm shumë i mirë!”, shkruan Trump.

SHKARKO APP