Biden: Do i përgjigjemi çdo sulmi ndaj Ukrainës

Prag lufta ka shqetësuar botën. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i tha Vladimir Putinit të Rusisë se Perëndimi do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo sulmi ndaj Ukrainës, duke shtuar se një hap i tillë do të prodhonte vuajtje të gjerë dhe do të izolonte Moskën.

Në përpjekjen e fundit për të menaxhuar armiqësinë në rritje, të dy liderët folën me telefon për një orë, pasi Uashingtoni dhe aleatët e tij paralajmëruan se ushtria ruse, e cila ka 100.000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mund ta pushtonte fqinjen e saj në çdo moment. Moska i ka hedhur poshtë këto paralajmërime.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha se thirrja ishte profesionale dhe thelbësore, por se nuk kishte asnjë ndryshim thelbësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?