Biden hyn në histori, merr fitoren e Georgias që pas triumfit të Clintonit në 1992
Joe Biden tani është duke udhëhequr rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Një tjetër fitore është duke u rrëmbyer nga demokratët dhe kësaj here në një shtet i cili përkiste Trumpit.
Sipas CNN, Biden “kërcyer” para Trump me 917 vota, menjëherë pas orës 4:30 të mëngjesit të së premtes.
Deri tani asnjë i nominuar presidencial demokrat nuk e ka fituar shtetin që nga Bill Clinton në vitin 1992.
Clinton mundi ngushtë ish-presidentin George H.Ë. Bush në atë shtet.
Garë e ngushtë ndërmjet Biden dhe Trump po zhvillohet në dy shtete të tjera që mund të ndikojnë në fatin e garës, Nevada dhe Arizona.
Biden deri më tani ka 253 vota elektorale dhe Presidenti ka 213.