Biden krahason Putin me Hitlerin

Gjatë fjalimit të tij në Normandi, në ceremoninë e përkujtimit të 80 vjetorit të trupave aleate, presidenti amerikan Joe Biden e krahasoi liderin rus, Vladimir Putinin me Adolf Hitlerin. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, veteranët amerikanë të Luftës së Dytë Botërore do të kishin dashur që Shtetet e Bashkuara të ndalonin agresionin e liderit të Kremlinit.

“Falë guximit të ushtarëve që zbarkuan në Normandi, lufta ndryshoi. Ata kundërshtuan agresionin e Hitlerit. A ka dikush që dyshon se ata do të kishin dashur që Amerika të kundërshtonte Putinin sot në Evropë?”, deklaroi presidenti amerikan.

Më herët, Presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi falje homologut Ukrainas Volodymyr Zelensky për vonesën në miratimin e paketës së re të ndihmave ushtarake, e cila u bllokua për muaj me radhë nga republikanët në Kongres.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?