Biden: Maska me detyrim/ Trump: Zgjedhjet u manipuluan

Refuzimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të bashkëpunuar po e detyron presidentin e zgjedhur Joe Biden, që të kërkojë zgjidhje për të përballuar pandeminë, përmes një takimi virtual me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Biden thotë se beteja kundër Covid-19 është një lufte dhe se duhet një komandat i përgjithshëm, ndërsa theksoi se do ti kërkoi guvernatorëve të shteteve, që të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, si dhe distancimin fizik.

”Po punojmë përmes një serie opsionesh rezervë për të bërë më të mirën e mundshme për t’u përgatitur për sfidat me të cilat do të përballem sa më shpejt që të marrë detyrën ne Janar. Do të bëj gabime. Por ju premtoj se do t’i pranoj kur t’i bëj dhe do të marrë përgjegjësi Do të përdor Ligjin e Autorizimit për Mbrojtje, Fjalët e një presidenti amerikan kanë rëndësi. Do i kërkoj guvernatorëve të shteteve të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, testet, gjurmimin e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar si dhe distancimin fizik”, tha Biden.

Nga ana tjetër, Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter, thotë se i ka fituar zgjedhjet dhe ka ngritur sërish pretendimin se në shtete të lëkundura, ku është shpallur fitues Biden, ka pasur manipulime. “I FITOVA ZGJEDHJET. MANIPULIM VOTASH NË TË GJITHË VENDIN”,-shkruan presidenti.

SHKARKO APP