Biden: Sulmet kibernetike nuk mund të mbesin pa ndëshkuar
Sulmi i gjerë kibernetik që i atribuohet Rusisë dhe që synonte agjencitë qeveritare në SHBA dhe disa zyrtarë të lartë, nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar, sipas presidentit të zgjedhur, Joe Biden, duke denoncuar mosveprimin e presidentit Donald Trump.
“Ne nuk mund të lëmë sulmet kibernetike pa u ndëshkuar. Duhen marrë vendime të rëndësishme kundër atyre që janë përgjegjës”, u shpreh ai.
Biden nuk harroi të theksonte që ky sulm kishte ndodhur nën mbikëqyrjen e Trump, ndërkohë që presidenti nuk ka mundur dot të identifikojë përgjegjësit.
Ai paralajmëroi se do të hakmerret pasi të marrë detyrën në 20 janar.
Sipas zyrtarëve amerikanë, janë kryer sulme kibernetike në departamentet e Shtetit, Tregtisë, Thesarit, Energjisë dhe Sigurisë Kombëtare, si dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit.
Analistët presin që departamentet e tjera, duke përfshirë edhe agjencitë kryesore të inteligjencës, kanë qenë gjithashtu viktima të sulmit, dhe se mund të duhen muaj ose më shumë për të vlerësuar dëmin.