Biden telefon me Poroshenkon: Ulni tensionet mbi Krimenë

Zëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, ka theksuar se ai duhet që të veprojë mbi përgjegjësitë që ka për të ulur tensionet rreth çështjes së Krimesë.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një deklaratë në lidhje me bisedën telefonike Biden-Poroshenko, ku është vënë në dukje se është diskutuar rreth çështjes së Krimenë.

“Zëvendëspresidenti ka nxitur Poroshenkon që të veprojë mbi përgjegjësitë që ka për uljen e tensioneve në Krime. Biden ka deklaruar gjithashtu se të njëjtën gjë ka bërë edhe me Rusinë”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në deklaratë theksohet se Biden dhe Poroshenko janë fokusuar në përdorimin e kanaleve politike dhe diplomatike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ashtu siç theksohet edhe në marrëveshjen e Minsk-ut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?