Bie ndjeshëm numri i viktimave në SHBA. Ja sa kanë humbur jetën në 24 orët e fundit
Ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë nga koronavrusi 638 persona, një shifër kjo e ulët krahasuar me të dielën ku ishin 1.127 sipas të dhënave të John Hopkins University.
Deri tani në SHBA janë infektuar nga koronavirusi 1,643,499 persona nga të cilët kanë humbur jetën 97.722.
Në totol që prej nisjes së pandemisë në botë janë regjistruar 5,410,288 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët kanë humbur jetën 345,104.
Në vend të parë është SHBA, pastaj për numrin e të infektuarve është Brazili me 363,211 por me një shifër të më të ulët të vdekjeve,
22,666. Edhe Rusia ka një numër të lartë të të infektuarve e cila ka shkuar në 344,481 persona nga të cilët kanë vdekur 3,541.
Britani e Madhe është shteti i dytë në botë për numrin e të vdekurve nga koronavirusi dhe ka 36,875 jetë të humbura dhe 260,916 persona të infektuar.
ItaliA ka 229,858 të infektuar nga të cilët kanë humbjur jetën 32,785 persona. Spanja ka 235,772 persona të infektuar nga të cilët kanë vdekur 28,752. Edhe Franca ka një numër të lartë, 182,709 persona të infektuar nga të cilët kanë vdekur 28,370 persona.