Bie nga kati i 27-të në përpjekje për të bërë selfien perfekte

Një grua ka rënë nga kati i 27-të i një ndërtese në Panama ndërsa po përpiqej të bënte një selfie.

Sandra Manuela Da Costa Macedo sapo kishte mbërritur në Panama, ku punonte si mësuese, sipas gazetës portugeze O Minho.

27-vjeçarja ishte ngjitur në ballkon të premten kur humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tentativa për të realizuar foton perfekte i kushtoi jetën asaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Momenti i tmerrshëm kur ajo bie nga ndërtesa e lartë është filmuar nga një dëshmitar.

“Ajo është e çmendur, shikoje, ra,”-dëshohet duke bërtitur dëshmitari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?