Bie qeveria “Conte”, kryeministri italian zyrtarizon nesër dorëheqjen

Nesër, në ora 09.00, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri italian Giuseppe Conte do ti paraqesë kabinetit të tij dorëheqjen nga posti që mban prej 1 qershorit 2018.

Lajmi konfirmohet për gazetaren e Ora News Alba Kepi nga zyra e kryeministrit italian.

“Do të mblidhet nesër në ora 09:00 Këshillit të Ministrave gjatë cilit kryeministri Giuseppe Conte do ti komunikojë ministrave dorëheqjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Conte do të takohet me presidentin e Republikës Sergio Mattarella“, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit italian për Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç raporton gazetarja Alba Kepi, takimi Conte-Mattarella pritet të mbahet ditën e nesërme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?