Bie qeveria, kryeministri jep dorëheqjen
Duket se situata politike nuk është e qetë. Mediet flasin se kryeministri ka dhënë dorëheqjen, pasi humbi votëbesimin.
Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlament spanjoll, duke humbur kështu dhe qeverinë. Ai do të zëvendësohet nga rivali socialist Pedro Sanchez, i cili ka premtuar zgjedhje të reja në vjeshtë të këtij viti.
Kryeministri i qendrës së djathtë, i cil ka qenë në këtë detyrë që prej 2011, u largua pas një seri skandalesh korrupsioni që përfshiu qeverinë e tij dhe solli dorëheqje të ministrave. Grupi i qendrës së majtë, PSOE i Sanchez u mbështet nga grupi Podemos, një një sërë partish të vogla rajonale në mocionioni e mosbesimit që rrëzoi dhe qeverinë e Rajoy.
Sipas sistemit spanjoll, votimi i mosbesimit gjithashtu duhet të propozojë një kryeministër të ri për të zëvendësuar atë që largohet, dhe tashmë frenat e qeverisë do i ketë në dorë Sanchez.
KOHA JONË SONDAZH

