Bien bursat e Arabisë Saudite – Investitorët e huaj shesin zotërimet prej vrasjes së gazetarit

Kriza e shkaktuar nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, po prish planet e Arabisë Saudite për të tërhequr investitorë ndërkombëtarë. Investitorët e huaj kanë shitur 1.1 miliardë dollarë aksione të vendit gjatë javës së kaluar.

Pjesa më e madhe e shitjes së zotërimeve erdhi nga investitorë institucional të kualifikuar. Investitorët lokalë kanë shitur gjithashtu zotërimet arabe gjatë javës së kaluar, ndërsa institucionet brenda vendit kanë qenë blerës neto.

Investitorët jashtë mbretërisë dhe individët lokalë, kanë përshpejtuar shitjet ndërkohë që ka pasur luhatje të mëdha, prej shqetësimeve mbi përfshirjen e Qeverisë në vdekjen e Khashoggi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderët europian dhe madje edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë shprehur skepticizëm ndaj shpjegimit zyrtar për vrasjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kriza vjen ndërkohë që rregullatorët e tregut në Mbretëri, po përpiqen të përshtasin bursën e vendit, Tadawul, ne standardet ndërkombëtare.

Që prej fillimit të vitit, investitorët e huaj janë ende blerës neto, ndërkohë që ofruesit ndërkombëtar të indekseve kanë deklaruar se do të cilësojnë Arabinë Saudite si një treg në zhvillim në vitin 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?