Bien daullet e luftës/ Kina “tregon dhëmbët” me Australinë
Pekini nuk priti shumë që t`i binte daulleve të luftës, pasi Australia u kthye në nismëtaren e kërkesës për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi origjinën e Covid-19, duke lënë pas trauma shëndetësore, sociale dhe ekonomike, gjurmët e të cilave duken të destinuara të mbeten aty për një kohë të gjatë.
Ambasadori kinez në Australi e paralajmëroi qeverinë e kryeministrit Scott Morrison për një bojkot të konsumatorëve kinezë, si dhe të studentëve apo turistëve, e nuk përjashtoi as prekjen e eksporteve të rëndësishme bujqësore të saj si mishi i vicit apo vera.
”Nëse një vend merr paratë e Kinës, duhet të rreshtohet në krahun e saj! Dhe kur ka shumë interesa ekonomikë në mes, sa është e mundur të ruhet pavarësia e vendimarrjes në politikën e jashtme?”,-shkruan ”Washington Post”.