Bien ndjeshëm rastet reja nga Covid-19 në Itali
Italia raporton një përmirësim të situatës nga koronavirusi në vend në 24 orët e fundit për herë të parë pas shumë javësh.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 158.674 tamponë të kryer, 8824 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, një përqindje infektueshmërie që bie në nivelin 5.6%.
Gjithashtu mësohet se në ditën e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 377, po aq sa ishin dhe një ditë më parë. Numri i personave të shtruar në spitale është rritur me 41 në terapi intensive dhe 127 në repartet e tjera Covid.