Bien shifrat e COVID-19 në Greqi, regjistrohen 1387 raste të reja, 81 vdekje në 24 orët e fundit

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, konfirmoi sot 1387 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë që të hënën u konfirmuan 2146 raste të reja dhe 134 vdekje.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 783 pacientë janë të intubuar në ICU. Që nga fillimi i pandemisë, 2146 pacientë janë larguar nga ICU.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 349.936. Numri i vdekjeve të reja të pacientëve me Covid-19 të konfirmuara në 24 orët e fundit është 81, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 10,668 vdekje.

SHKARKO APP