Bien shifrat e COVID në Greqi, numri i vdekjeve ende i lartë
Greqia ka parë një rënie të shifrave të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportimeve mësohet se janë regjistruar 262 raste të reja teksa numri i viktimave mbetet ende shqetësues pasi 40 pacientë humbën jetën.
Kujtojmë se Greqia riktheu masat kufizuese deri javës tjetër, me një orë policore pas festave duke filluar nga 21:00 si dhe mbylljen e dyqaneve, parukerive, librarive, kishave deri më 11 janar.
Vendi fqinj synon të hapë shkollat më 11 janar, teksa i paraprin një rritje të rasteve pas festimeve me masat e marra kufizuese.