FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bilal Kasami: Rama, garantues i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kasami, mungoi në takimin e zhvilluar në Tiranë mes aktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nëse do të takohet me Ramën, ai tha se e mirëpret këtë mundësi. Ai thotë edhe se kryeministri Rama është garantues i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

”Ne vlerësojmë që kryeministri Rama do të duhet të jetë një korrektor apo garantues i të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, për më shumë që tanimë kemi veç një platformë. Sigurisht që presim ditët në vijim që të ulemi kokë më kokë me kryeministrin Rama që t’ia paraqesim të gjitha këto zhvillime, që informatat të mos i marrë vetëm zyrtare, por edhe nga kanalet e tjera”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?