Bilanci i “luftës” ndaj koronavirusit në Europë

Bashkimi Europian ndalon udhëtimet nga jashtë bllokut për 30 ditë mes krizës së koronavirusit. Kufizimi do të aplikohet tek 26 shtetet anëtare, ashtu si Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra dhe do të ndalojë të gjithë shtetasit jashtë BE të vizitojnë bllokun, përveç banorëve të hershem, familjarëve të shtetasve dhe diplomatëve europiane, punonjëseve shëndetësorë përtej kufitrit dhe personave që transportojnë mallra. Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës, të cilat janë pjesë të BE por jo të zonës Shengen, janë ftuar t’i bashkohen masës.

Numri i vdekjeve në Itali, Spanjë dhe Francë vijon të rritet. Spanja është vendi i dytë më i prekur pas Italisë. Mbi 11 mijë e 800 persona janë infektuar nga COVID-19 në këtë vend, ndërsa viktimat janë mbi 530. Autoritetet po mbajnë në izolim të pjesshëm 47 milion banorët atje. Në Francë qytetarët të cilët duhan të dalin nga banesa duhet të kenë një dokument që detajon arsyet, ose në të kundërtën përballen me një gjobë prej 135 eurosh.

Presidenti i Francës njoftoi masa si në kohë lufte, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me më shumë se 16 % të martën duke arritur në mbi 7700. Viktimat janë 175, dhe 7% e tyre janë nën moshën 65-vjeçare. Në Britaninë e madhe, ku 71 persona kanë humbur jetën, qytetarët janë udhëzuar të shmangin kontaktet sociale, të punojnë nga shtëpia dhe të heqin dorë nga udhëtimet jo të domosdoshme. Kancelari Rishi Sunak, prezantoi një paketë financiare prej 330 miliardë paundësh për të lehtësuar barrën e shkaktuar nga virusi.

SHKARKO APP