“Bild”: Gjermania do të zgjasë izolimin e vendit deri në 31 janar
Gazeta Bild ka raportuar sot se qeveria gjermane dhe 16 landet kanë rënë dakord të zgjasin izolimin deri në 31 janar për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Nën masat aktuale të karantinës që janë në fuqi që nga 16 dhjetori, shkollat, shumica e dyqaneve, restoranteve dhe bareve janë të mbyllura.
Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e landeve do diskutojnë masat e reja të Martën.
Raportimi i shkurtër i Bild sot nuk citonte asnjë burim kujt i referohej për informacionin e dhënë.