Bill Gates paralajmëron: Do të kemi një tjetër krizë financiare si ajo e 2008

Kriza financiare e 2008 çoi në recesion të madh Amerikën dhe miliona vende pune u humbën. E ndërsa Amerikës po i duhen vite për të marrë veten, Bill Gates paralajmëron një tjetër krizë

Gjatë një bashkëbisedimi në Reddit me temë “Më pyet për çdo gjë” javën e kaluar, Bill Gates u pyet nëse në të ardhmen e afërt SHBA do të përballet me të njëjtën krizë si të 2008, dhe përgjigjja që dha ishte: “Po është e vështirë të thuhet kur, por është e sigurtë. “

Pavarësisht paralajmërimit si Gates ashtu dhe shoku i tij i ngushtë Warren Buffet janë optimistë për ekonominë amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një ese për revistën Time Buffet theksoi se vitet e rritjes ekonomike sigurisht që janë para dhe shumë fëmijë amerikane do të jetojnë më mirë sesa prindërit e tyre, shkruan cnbc.com. Ora News.tv

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?