Bill Gates synon të punojë edhe 20 apo 30 vjet

Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates 68-vjeçar ka thënë se e ka synim të punojë edhe 20 apo 30 vjet.
Ai ka thënë se synon të shkojë hapave të Warren Buffett, që është kryetar dhe shef ekzekutiv i Berkshire Hathaway ndonëse 94-vjeçar.

“Miku im Warren Buffett ende del në zyre gjashtë ditë në javë”, ka thënë Gates për “CNBC”. “Kështu që shpresoj që shëndeti të ma lejojë të bëhem si Warren”.

Gates thotë se ende ka shumë punë për të bërë. Ai mbetet “këshilltar për teknologji” dhe kalon pjesën më të madhe të kohës duke përdorur paratë e tij – afro 128 miliardë dollarë, sipas “Forbes” – për t’i financuar zgjidhjet e mundshme për çështje globale të cilat ai i sheh si më urgjente si sëmundjet, varfërinë, ndryshimet klimatike dhe qasjen në kujdesin shëndetësor dhe edukimin.

SHKARKO APP