Rama: Presidenti i SHBA, Donald Trump në 2027 vjen në Tiranë

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek dy samitet që pritet të mbajë Shqipëria. Rama tha se më 16 maj 2025, Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Po ashtu, Rama tha se Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Përgatitjet për këtë ngjarje madhore kanë nisur, duke përfshirë inspektimin e infrastrukturës dhe logjistikës në bashkëpunim me NATO-n.

Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është shumë e thjeshtë. Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje. E pamendueshme është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027. Ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?