Binjakët e ngjitur, Instagrami bën “mrekulli”
Dy djem binjakë të bashkuar që në barkun e nënës së tyre, u ndanë pasi një postimi në Instagram, që u shpërnda në mënyrë virale. Foshnjat kanë lindur në qershor në Abuja të Nigerisë. Babai i tyre Ferdinand Buzugbe, 36-vjeç, humbi punën si një vlerësues i pasurisë pak para se gruaja e tij, Courage, 31-vjeç, lindi një foshnje të vdekur vitin e kaluar.
Pasi mbeti sërish shtatzënë, çifti zbuloi se prisnin binjakë, por që ata ishin të ngjitur e zbuluan vetëm gjatë lindjes. Prindërve ju thanë se binjakët duhet të ishin të shëndetshëm për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale si dhe një posto prej 1.680 paund.
Ky nuk ishte shqetësimi i vetëm për çiftin. Pronari i banesës i nxori ata jashtë duke i detyruar të flinin në rrugë. Sapo të vegjlit mbushën 4 muaj, kirurgu i tyre postoi fotot e tyre në mediat sociale, gjë që bëri që paratë të mblidheshin për 10 minuta. Operacioni disaorësh është kryer të hënën. Binjakët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

