Mori numrin 7 të Ronaldos, Leao: Ka domethënie speciale për mua, Cr7 do të jetë i lumtur

Rafael Leao ka komentuar fitoren 4-2 të Portugalisë ndaj Danimarkës në Nations League, në një ndeshje që u zhvillua në një atmosferë të veçantë pas largimit të Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares, për shkak të disa përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus.

Në këtë sfidë, Leao veshi fanellën me numrin 7, të cilën më parë e mbante Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez u shpreh se situata rreth Ronaldos është diçka që nuk i përket skuadrës.

“Situata që lidhet me largimin e tij nuk është një çështje që na përket neve. Edhe një herë treguam se jemi një skuadër e vërtetë. Jam i sigurt se Cristiano, nga shtëpia, është i lumtur për këtë fitore”, deklaroi Leao.

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçari, i cili aktualisht luan për Galatasarayn, theksoi marrëdhënien e mirë që ka me Ronaldon dhe rëndësinë që ka për të fanella me numrin 7.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe e njoh se çfarë personi është. Në fund të fundit, skuadra është gjëja më e rëndësishme. Morëm edhe tre pikë dhe jemi në krye të grupit. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e së dielës ndaj Norvegjisë”, u shpreh ai.

Leao nuk e fshehu admirimin për Ronaldon, duke e cilësuar ish-kapitenin e Portugalisë si idhullin e tij të fëmijërisë.

“Cris është idhulli im që kur isha fëmijë dhe numri 7 ka një domethënie të veçantë për mua, pasi lidhet me datat e lindjes së fëmijëve të mi. U përpoqa të isha në lartësinë e këtij numri dhe ta shijoja momentin. Gjëja më e rëndësishme është që fituam duke zhvilluar një ndeshje të mirë”, përfundoi Leao.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?