Bisedimet bërthamore SHBA-Rusi: Uashingtoni dënon mosparaqitjen e Kinës

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rinisur bisedimet për të zgjatur marrëveshjen e rëndësishme të çarmatimit por këmbëngulja e Uashingtonit që Kina të jetë pjesë e bisedimeve mund të pengojë dialogun.

Sergei Ryabkov, zv-ministri i Jashtëm i Rusisë dhe Marshall S. Billingslea, i Dërguari Special i presidentit amerikan për Kontrollin e Armëve do të takohen për dy ditë radhazi në Samitin e Vienës për të negociuar shtyrjen e marrëveshjes së rë të njohur si “START”.

Progresi duket i dyshimtë për shkak të thirrjeve të vazhdueshme të presidentit Trump për përfshirjen e Kinës. I dërguari i tij konfirmoi në Twitter mos paraqitjen e Kinës dhe akuzoi Pekinin se “po fshihet prapa Murit të Madh Kinez për sa i përket grumbullimit të armëve bërthamore”. SHBA do të vazhdojë bisedimet me Rusinë, shtoi Billingslea.

SHKARKO APP