”Bisha” e re e Turqisë, montohet në helikopterë

Miliarda dollarë investohen nga kompanitë turke që prodhojnë sisteme armatimi, duke pasur si klientin më të mirë vetë shtetin turk. Një sistem i ri raketor antitank me rreze të gjatë, i quajtur UMTAS është zhvilluar nga ROKETSAN. Sistemi raketor montohet kryesisht në helikopterë sulmues dhe drejtohet kundër tankeve me precizion të gjatë.

Raketa UMTAS filloi të zhvillohej në vitin 2005 për të përmbushur kërkesat për një raketë të drejtuar antitank të helikopterit sulmues vendas ATAK dhe deri më sot janë prodhuar disa variante. Ky sistem raketor është gjithashtu raketa e parë antitank me rreze të gjatë veprimi e Turqisë.

Familja e sistemeve të raketave UMTAS mund të përdoret kundër llojeve të ndryshme të objektivave, duke përfshirë tanke, automjete të blinduara, ndërtesa, helikopterë në lartësi të ulët dhe platforma detare, ajrore dhe tokësore pa pilot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?