Bitcoin thyen rekordin e vet historik

Kriptomonedha më e vlefshme në botë, Bitcoin, theu të mërkurën rekordin e saj historik, të vendosur në prill, duke kapur vlerën e 67 mijë dollarëve.

Çmimi për një Bitcoin është rritur me gati 50%, nga 44 mijë dollarë që ishte në fund të shtatorit. Ky ndryshim është shtyrë nga shpresat e investitorëve se rregullatorët amerikanë nuk do të ndërhyjnë për bllokimin e kriptomonedhave, futjes në lojë nga investitorë të mëdhenj si George Soros, si edhe nga nisja e Fondit të parë Tregtar të Këmbimeve Valutore.

Fondi i quajtur “ProShares Bitcoin Strategy”, që nisi aktivitetin të martën, pësoi një rritje të aksioneve me 3% të mërkurën në mëngjes. Disa investitorë tani parashikojnë edhe më shumë fitime nga Bitcoin, pavarësisht kritikave nga disa ekonomistë, si CEO i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, i cili së fundmi e ka quajtur “të pavlerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Naeem Aslam, kryeanalist i tregjeve në kompaninë AvaTrade, tha në një raport të së mërkurës se parashikonte që vlera e kriptomonedhës të arrijë shumë shpejt deri në 100 mijë dollarë. Ndërsa vitin e kaluar, pati edhe analistë të tjerë që parashikuan se vlera e një Bitcoin do të shkonte mbi 300 mijë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?