Bjellorusia injoron Covid-19, nxjerr bukuroshet e ushtrisë (FOTO)
Bjellorusia është i vetmi vend në Europë dhe ndër të paktët në botë që ka sfiduar pandeminë e koronavirusit dhe këtë 9 maj, ditën e fitores mbi nazistët e përkujtoi si çdo vit tjetër; me një paradë ushtarake.
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit Minsk për të marrë pjesë në paradën e përvitshme, ku vendi i njohur si një prej aleatëve më besnikë të Rusisë shpalosi potencialin e vet ushtarak.
Kjo e bën Bjellorusinë të vetmin vend në Europë që mban paradën ushtarake për këtë vit për të përkujtuar fitoren mbi nazizmin, ndërkohë që parada të ngjashme që janë organizuar çdo vit nga Rusia, deri në Francë u anuluan për shkak të pandemisë së Covid-19.
Politika e ndjekur nga Lukashenko ndaj pandemisë së Covid-19 ka vendosur në “siklet” edhe mikun e tij Vladimir Putin në Moskë, që ndryshe nga Bjellorusia ka ndërmarrë disa masa kufizuese për parandalimin e infeksionit.