Bllokada që cenon sigurinë e Gjirit

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Muhammed bin Abdul Rahman Al Thani, tha sot të shtunën, se bllokada ndaj Katarit “përbën një pengesë për sigurinë dhe stabilitetin e Rajonit”, duke vënë në dukje se “arroganca e disa liderëve të rajonit i rrit problemet.” Ndërsa vlerësoi qëndrimin turk rreth krizës së Gjirit, ai theksoi se iniciativa arabe për çështjen palestineze duhet të çojë në zgjidhjene dy shteteve (Izraelite dhe Palestineze) dhe t’i japë fund të gjitha problemeve.

Gjatë një fjalimi në Konferencën e Dialogut të Mesdheut në kryeqytetin italian Romë, ministri katarian tha se “bllokada ndaj Katarit qëndron pengesë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.Akuzat kundër nesh janë të bazuara në trillime dhe nuk ka asnjë justifikim për armiqësinë e treguar nga disa vende ndaj Katarit”, dhe bëri thirrje për të gjetur një zgjidhje për krizën e Gjirit.

Sheikh Al Thanishpjegoi se “Krizat në rajon janë pjesë e lojës për pushtet dhe polarizim, dhe arroganca e disa liderëve të rajonit rrit problemet.Paaftësia e disave për të arritur njëmarrëveshje nuk duhet të dëmtojënjë shtet tjetër sado i vogël të jetë ai”, duke shtuar se “Rezistenca ndajndryshimevetë pashmangshme çon në ekstremizëmdhe terrorizëm dhe pengon zgjidhjen e problemeve të rajonit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Al Thani shprehu shtresimin e tij që “Të gjitha vendet e Gjirit të bashkohen me ne për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut”, dhe nënvizoi nevojën për bisedime, në mënyrë që të vendoset siguria dhe bashkëpunimi në rajon”. “Qëndrimet tona nuk çojnë në asnjë kërcënim për sigurinë në rajon, përkundrazi Katari ka luajtur gjithmonë dhe luan një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në rajonin e Gjirit”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me raportet mes vendeve të Gjirit dhe Iranit, Ministri i Jashtëm i Katarit theksoi se “ekziston një marrëveshje e Gjirit për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Iranin përmes dialogut”.

Në vijim të fjalës së tij për situatën në rajon,Ministrit i Katarit çmoi qëndrimin e Turqisë në krah të vendit të tij pas vendosjes së bllokadës, ku tha se “Turqia e mbështeti pozicionin tonë rreth krizës së Gjirit, dhe ne i jemi mirënjohës për këtë”, duke theksuar se “marrëdhëniet tona me Turqinë shtrihen përgjatë dekadash. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe kjo marrëdhënie na bën të diskutojmë të gjitha çështjet dhe na shtyn në një nivel më të lartë bashkëpunimi”.

Më 5 Qershor 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet me Katarin dhe vendosën një bllokadë totale nga ajri dhe toka, pas një fushate akuzash ndaj Dohas, si dhe paraqitën një listë kërkesashabsurde që cënonin thelbin e sovranitetit të Kataritdhe synonin të impononintutelë mbi të, kërkesa dhe akuza që Doha i hodhi poshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?