FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bllokohet rrotulluesja e lojës, vdes një grua

Një kalimtare ka kapur pamjet tronditëse në video, kur një grua ra nga slita e një rrotulluesje. Mekanizmi pati një defekt në sistem dhe dështoi të vepronte normalisht, duke shkaktuar rënien e gruas.

Incidenti ndodhi në një park zbavitës në Penjamo, Meksikë. Nayeli Morales dhe nëna e saj, Irma Sanchez, ishin në slitë rul ‘El Roster’, kur slita u bllokua dhe gratë u rrëzuan, duke rënë nga lartësia.

Personat e tjerë të rrotullueses zbavitëse dhe turma poshtë dëgjohen duke reaguar me panik nga skena e tmerrshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sanchez pësoi lëndime të rënda dhe vdiq pas aksidentit. Vajza e saj 27-vjeçare Morales arriti të mbijetojë, megjithatë është në gjendje të rëndë në spital nën kujdesin intensiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyra e Prokurorit të Shtetit hapi një hetim për incidentin. Operatori i rulosë u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar.

Nuk është hera e parë që mosfunksionimi i rulosë ka çuar në vdekje dhe lëndime serioze.

Vitin e kaluar një vajzë kineze 13-vjeçare vdiq pasi ra nga një udhëtim i shpejtë në një park zbavitës në jugperëndim të Kinës, ndërsa katër vetë u vranë në udhëtimin e “Thunder River Rapids” në një park të Australisë në 2016.

Captan momento donde fallece persona al caer de juego mecánico en Pénjamo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?