“Boll e goditët, o Zot, ndaloni”/ Del videoja e një tjetër afro amerikani të vrarë nga policia në SHBA

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga protesta të dhunshme kundër vdekjes së George Floyd-it në duart e policisë, një tjetër video e vrasjes së një afro amerikani po nga dora e tyre ka shkokuar vendin.

Ngjarja ka ndodhur në 3 mars, në Tacoma, të shtetit të Washington-it. Viktima quhet Manuel Ellis. Skenën e filmoi një grua që ndodhej pas makinës së policisë, e cila dëgjohet duke bërtitur: “Boll e goditët, o Zot, ndaloni”.

E njëjta situatë edhe për të ashtu si për Floyd-in; Manuel gjithashtu duket se ka bërtitur: “ Nuk marr dot frymë”! Sipas policisë, Ellis ishte ndaluar pasi agjentët kishin parë se ai po përpiqej të hapte dyert e makinave të parkuara, dhe thotë se ai ka luftuar me ta, por disa pamje tregojnë që policët e godasin dhe e hedhin në tokë.

Tacoma Mayor Calls For Firing Of 4 Officers After Black Man’s Death In Custody | NBC Nightly News

Kujtojmë që prej 12 ditësh në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara po zhvillohen protesta të mëdha paqësore, kundër dhunës së policisë, pas vdekjes së George Floyd.

Këto protesta janë shndërruar në njërën prej krizave më të rënda të presidencës Trump dhe ato vijnë vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

SHKARKO APP