Bombardime të tjera nga ushtria ruse në Kiev, goditen disa shtëpi
Bota E Mërkurë, 16 Mars 2022 21:31
Bombardim të tjera po kryen nga ushtria ruse në Kiev. Raketat goditën disa shtëpi private në rrethin Podilsky.
Kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko, thotë se ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vendngjarje.
Zjarri është vënë nën kontroll, por ndërhyrja vazhdon. Deri më tani nuk janë regjistruar viktima. Sipas kryebashkiakut, është dëmtuar edhe një gazsjellës me presion të ulët.