Bombardoi Katarin, Netanyahu: Marrim përgjegjësi të plotë
Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu pranon sulmin e kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht i pavarur i Izraelit. Izraeli e nisi, e realizoi dhe mban përgjegjësi të plotë”.
Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit.
Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit.
Autoritetet e Katarit kanë nisur hetime në nivelin më të lartë dhe kanë paralajmëruar se detaje të tjera mbi incidentin do të bëhen publike sapo të jenë të disponueshme.
KOHA JONË SONDAZH

