Bombë gjatë natës, zv.kryeministri: Ishin anarkistë

Godina e selisë së partisë ”Lega Nord”, në Ala të Trentinos jugore në Itali, ishte shenjëstër e një shpërthimi. Kjo seli pritet të vizitohet ditën e sotme nga lideri i partisë Matteo Salvini. Ky i fundit, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, është shprehur se shpërthimi është organizuar nga anarkistë.

”Ishin anarkistë. Unë jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit”, shkruan Salvini.

Ka dyshime se shpërthimi ka ardhur nga një bombë artizanale, ndërsa dy autorët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?